Kryetari i Bashkisë Mat z. Agron MALAJ, ditën e sotme priti në një takim zyrtar Z. Abdulaziz Mohammad Al-Sahly, Sekretar i Dytë i Ambasadës së Shtetit të Katarit në Shqipëri ku dhe u nënshkruajt një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e #Katarit për hapjen e 40 puseve uji në 8 Njësitë Administrative të Bashkisë Mat. Në çdo shkollë, qëndër shëndetësore, park dhe çdo godinë tjetër publike që nuk ka pas furnizim të mjaftueshëm me ujë, tashmë do ketë pusin e hapur për plotësimin e nevojave. Bashkia #Mat është në diskutim me Ambasadën e Katarit dhe për tre projekte të tjera në fushën e strehimit, arsimit dhe ndërtimin e depove të ujit.Furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm përgjatë gjithë 24 orëve është një nga prioritetet tona absolute!