Kryetari i bashkisë Mat Z.Nezir Rizvani, ka vijuar inspektimin e situatës në fshatin Bruç, pasi në këtë zonë situata është shumë problematike.Deri në keto momente në këtë zonë kemi 6 familje të përmbytura, ndërsa 3 familje janë të izoluara totalisht. Kryetari ju ka bërë thirrje familjarëve që të braktisin shtëpitë për të mos rrezikuar jetën dhe me gjithë insistimin e banorëve për të mos u larguar nga shtëpitë e tyre,Bashkia ka njoftuar policine dhe ushtrinë për t’iu ardhur në ndihmë këtyre familjeve në rast rreziku.