Këshilli i Bashkisë Mat, i mbledhur me datë 30.07.2020 ka zhvilluar mbledhjen e rradhës ku ka miratuar këto pika në rendin e ditës.
1. Miratimi i fondit 6% të ndihmës ekonomike muaji Qershor 2020.
2. Miratimi i Projekt-Vendimit për tavanet përgatitore të shpenzimeve të programeve buxhetore afatmesëme 2021-2023 për Bashkinë Mat.
3. Miratimi i Projekt-Vendimit për marreveshjen mes Bashkisë Mat dhe Agjensisë Sllovake për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.
4. Miratimi i Projekt –Vendimit për marrëveshjen mes Bashkisë Mat dhe Fondacionit për Autonomi Vendore dhe Qeverisje.
5. Miratimi i Projekt – Vendimit për një shtesë në buxhet për financimin e Agjensisë Sllovake për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.
6. Miratimi i Projekt- Vendimit për një shtesë në buxhet për financimin e FLAG.
7. Miratimi i Projekt-Vendimit për një shtesë në planin e të ardhurave në buxhetin e 2020 (financim Agjensia Sllovake).
8. Miratimi i Projekt-Vendimit për një shtesë në planin e të ardhurave në buxhetin e 2020 (financim FLAG).
9. Miratimi i Projekt-Vendimit për një ndryshim në VKB nr.50 datë 17.06.2020
10. Miratimi i Projekt-Vendimit për një ndryshim në VKB nr 16 datë 03.03.2020
11. Miratimi i Projekt-Vendimit për disa shtesa dhe ndryshime në VKB nr 39 datë 28.04.2020
12. Informacion mbi shpërndarjen e ndihmave nga fondi i E.Civile për familjet në nevojë gjatë pandemisë Covid-19.
13. Ngritjen e komisionit të etikës pranë Bashkisë Mat.
14. Të ndryshme.