Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur me datë 25.09.2019 ora 10:00, ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.
1. Miratimi i Projekt-Vendimit të PAK-se muaj Shtator 2019.
2. Miratimi i fondit 6% të ndihmës ekonomike muaji Gusht 2019.
3. Miratimi i Projekt- Vendimit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2019.
4. Miratimi i Projekt – Vendimit për një shtesë në buxhetin e vitit 2019.
5. Miratimi i Projekt-Vendimit për Sponsorizimin e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi” Mat.
6. Miratimi i Relacionit mbi Raportin e Monitorimit të Buxhetit të Bashkisë Mat për 8 mujorshin e vitit 2019.
7. Miratimi i Projekt-Vendimit për dhënie me kontratë huapërdorje një sipërfaqe trualli shoqërisë “Albchrome Holding”,sh.p.k.
8. Miratimi i Projekt-Vendimit për dhënien e ndihmës financiare në shumën 1,000,000 ( një million ) lekë nga Bashkia Mat për të ndihmuar banorët e Bashkisë Durrës, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 21.09.2019.
9. Të ndryshme.