Këshilli i Bashkisë Mat, i mbledhur me datë 22.12.2022 ka miratuar këto pika në rendin e ditës:
1. Miratimi i Projekt – Vendimit “ Për fondin 6 % te ndihmës ekonomike Muaji Nëntor 2022.”
2. Miratimi i Projekt-Vendimit “ Për një shtesë në buxhetin e Vitit 2022.”
3. Miratimi i Projekt-Vendimit “Për numrin e përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë Mat për Vitin 2023.”
4. Miratimi i Projekt-Vendimit “Për pagat e punonjësve të Bashkisë Mat për Vitin 2023.”
5. Miratimi i Projekt-Vendimit “Për Buxhetin e Bashkisë Mat për Vitin 2023.”
6. Miratimi i Projekt-Vendimit “Për kalendarin buxhetor të PBA 2024-2026 dhe buxhetin vjetor 2024.”
7. Miratimi i Projekt-Vendimit “Për dhënien e bursave për nxënësit e shkollave Profesionale të Arsimit Parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023.”
8. Miratimi i Projekt-Vendimit “ Për rishqyrtimin e bursave për nxënësit që janë në konvikt,për vitin shkollor 2022-2023.”
9. Miratimi i Projekt-Vendimit “Për shpalljen si të pastrehë për 18 familje të Bashkisë Mat.”
10. Miratimi i dorëheqjes së Kryetarit të Fshatit Z.Hysni Rruci.
11. Miratimi i Projekt – Vendimit për dhënie ndihmë financiare të menjëhershme të familjes së znj. Nexhmije Rami, ku i është dëmtuar banesa nga shirat e rrëmbyer të datës 11.12.2022, Fshati Zall-Shoshaj në Njësinë Administrative Komsi.
12. Miratimi i Projekt – Vendimit për dhënie ndihmë financiare të menjëhershme të familjes së z.Ramiz Likmeta, ku i është dëmtuar banesa nga shirat e rrëmbyer të datës 14.12.2022, Fshati Burgajet në Njësinë Administrative Lis.
13. Dhënie tituj nderi.
14. Të ndryshme.