Këshilli i Bashkisë Mat, i mbledhur me datë 01.12.2020 ora 10:00, sipas kërkesës së Bashkisë, zhvilloi mbledhjen e rradhës me këtë rend dite.
Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, kjo mbledhje u zhvillua në dy forma një pjesë e këshilltarëve ishin prezent fizikisht në sallën e mbledhjeve ndërsa në platformën online ishin edhe 5 të tjera duke formuar korumin e nevojshëm për zhvillimin e kësaj mbledhjeje ku dhe miratuan këto pika.
1. Miratimi i fondit 6% të ndihmës ekonomike muaji TETOR 2020.
2. Miratimi i Projekt-Vendimit për transferim trualli Entit Kombëtar të Banesave për ndërtimin e
banesave me kosto të ulët për familjet e pastreha.
3. Miratimi i Projekt-Vendimit për shembjen e ndërtesës me numër pasurie 5/132 në qytetin e Burrelit, për ndërtimin e banesave me kosto të ulët.
4 . Të ndryshme