Këshilli i Bashkisë Mat, i mbledhur sot me datë 14.10.2020 ora 10:00, sipas kërkesës së Bashkisë, ka zhvilluar mbledhjen jashtë rradhës ku ka miratuar këto pika në rendin e ditës.
1. Miratimi i fondit 6% të ndihmës ekonomike muaji Shtator 2020.
2. Miratimi i Projekt-Vendimit për marreveshjen e bashkëpunimit midis Bashkisë Mat dhe Entit Kombëtar të Banesave mbi zbatimin e programit për ndërtimin e banesave me kosto të ulët,në Bashkinë Mat.
3. Miratimi i Projekt-Vendimit për paisjen me autorizim Z.Vlashi për shitje të apartamentit në ish Hotelin e Ndërtimit.
4. Miratimi i Projekt –Vendimit për përdorimin e fondit të planifikuar për Emergjenca Civile për blerje termometrash.
5. Miratimi i Projekt – Vendimit për blerje trualli prej 600 m2 nga komuniteti Mysliman për Xhaminë e qytetit të Burrelit .
6. Miratimi i Projekt- Vendimit për dhurim trualli prej 600 m2 për ndertimin e Xhamisë në qendër Komsi .
7. Miratimi i Projekt-Vendimit për një shtesë të ardhurash në buxhetin e vitit 2020.
8. Miratimi i Projekt-Vendimit për shtesë në buxhetin e vitit 2020.
9. Të ndryshme.