Këshilli i Bashkisë Mat, i mbledhur me datë 27.01.2021 ora 10:00, sipas kërkesës së Bashkisë, zhvilloi mbledhjen e rradhës me këtë rend dite ku dhe u miratuan këto pika.
1. Zëvëndesimin e vakancës së krijuar në Këshill.
2. Miratimi i Projekt-Vendimit për kriteret e familjeve që do të trajtohen në fondin 6%.
3. Miratimi i fondit 6% të ndihmës ekonomike, muaji Dhjetor 2020.
4. Miratimi i Projekt-Vendimit për shtesë buxheti nga fondet e trashëguara të vitit 2020 për vitin 2021.
5. Raporti i monitorimit 12-mujor 2020.
6. Miratimi i Projekt-Vendimit për heqjen nga inventari të ndërtesës Ish-Poligoni i Qitjes me numër pasurie 7/59 zonë kadastrale 1326.
7. Miratimi i Projekt-Vendimit për dhënien me qera të një sipërfaqe fondi pyjor/kullosor shoqërisë “Albtelecom Albania” sh.a objekt i ndërtuar antene.
8. Miratimi i Projekt-Vendimit për dhënien në përdorim të siperfaqeve pyjore/kullosore brenda territorit të Bashkisë Mat për vitin 2021.
9. Miratimi i Projekt-Vendimit për rishqyrtimin e bursave për nxënësit që janë në konvikt,viti shkollor 2020-2021.
10. Miratimi i Projekt-Vendimit për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2020-2021.
11. Miratimi i një ndryshimi në Rregulloren e Përgjithshme të funksionimit të Këshillit.
12. Miratimi i Rregullores së Strukturave Komunitare dhe ndërveprimi me Këshillin Bashkiak.
13. Të ndryshme