Nisëm këtë javë Kampin Veror me të rinjtë.
Në ditën e parë të Kampit vizituam Njësinë Administrative Lis. Pasi u takuan me Administratorin e kësaj Njësie z. Klodian MILKURTI u njohën dhe me historikun e kësaj zone si dhe funksionimin e njësisë.
Me shumë krenari Administratori tregoi se në rrethin e Matit, shkolla e parë është hapur në Lis dhe se më parë Lisi ka qenë qendra e Rrethit të Matit dhe ka nxjerrë shumë figura që dhanë kontribut të rëndësishëm për Matin dhe gjithë Shqipërinë. Ai nuk la pa përmendur edhe Burgajetin fshatin në të cilin lindi Mbreti Ahmet Zogu. Administratori na foli gjithashtu mbi rëndësinë që ka Njësia në punët që bëhen në komunitet.
Më pas vizituam,shkollën e cila mban emrin “Abdyrrahman Përmeti”, Xhaminë si dhe disa pika turistike të Njësisë.
Pas përfundimit të aktivitetit bënë një rezyme të ditës këta të rinjë.