Bashkia Mat, me ane te Sektorit te Infrastruktures dhe Ndermarrjes se Sherbimeve Bashkiake, ka nisur punen per zevendesimin e ndriçuesëve në qytetin e Burrelit. Puna ka nisur ne Rrugen “Kuvendi i Dukagjinit” nga kryqezimi i Turizmit deri tek Kthesa e Daçit, ne lagjen “ Pjeter Budi” Aktualisht po punohet ne lagjen ‘’ Partizani “, të gjithë ndriçuesit e vendosur janë ndriçues ” LED”. Puna do te vijoje dhe nga kryqezimi i Turizmit deri tek Muzeu dhe Kryqezimi i Spitalit deri te Mobileri Bushi dhe ne te gjitha rruget e lagjet e qytetit ku ato mungojne ose jane te demtuara.