Java Europiane e lëvizshmërise!
Në datat 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator.


Njësia e Koordinimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Mat, në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Mat, Komisariatin e Policisë Mat dhe Policia Bashkiake kanë zhvilluar një aktivitet sensibilizues ditën e sotme, ku synon përmirësimin e cilësisë së jetesës duke promovuar përdorimin e transportit publik ,biçikletën e mjete të tjera alternative dhe sigurisht ecjen



