Ndërtimi i urës në njësinë administrative Rukaj është një investim i Bashkisë Mat .Ky ndërtim i bërë ishte një nga premtimet e bëra gjatë fushates elektorale, nga Kryetari i bashkisë. Për realizimin e këtij projekti bashkia Mat ka ftuar për të bashkëpunuar në këtë projekt Ministrinë e Mbrojtjes e cila ka realizuar montimin e urave.
Ky projekt bën të mundur lidhjen e fshatit Laç me njësinë administrative Rukaj.Banorët u shprehën të kënaqur për këtë investim që ka bërë Bashkia Mat në bashkëpunim me Ministren e Mbrojtjes.
Ministria kodheli falenderon në mënyrë të veçantë bashkëpunimin midis Bashkisë Mat dhe Njësisë Administrative Rukaj. znj.Mimi KODHELI falenderon Forcat e armatosura, për punën që kanë kushtuar në të gjithë shqipërinë për të mirën e vendit tonë’’
‘’E pranishme ishte edhe Zv:kryetarja e Bashkisë Mat, znj, Anjeza PËRLESHA, ku thotë se midis bashkisë mat dhe Ministrisë së Mbrojtjes ka pasur një bashkëpunim mjaftë të mirë, ky ishte një investim nga ana e bashkisë, në lidhje me bazamentet e këtyre urave, investime të tilla priten edhe në njësitë e tjera administrative.’’