Bashkia Mat, ka përfunduar punën për përgaditjen e të gjitha institucioneve arsimore si kopshteve, çerdheve dhe shkollave në të gjitha Njësitë Administrative që ndodhen nën juridiksionin e Bashkisë Mat, për fillimin e vitit të ri shkollor 2023 -2024.

Është bërë rikonstruksion i plotë në dy shkolla: Gjimnazi “ 28 Nëntori ” dhe shkolla 9- vjeçare “ Mustafa Gjestila ”.

Investimet nuk do ndalen në sektorin e arsimit, pasi aktualisht vijon puna për ndërtimin e Shkollës 9-Vjeçare “ Rexhep Kërtuka ” në fshatin Frankth, Njësia Administrative Komsi. Shumë shpejt do të nisë puna për rikonstruksionin e Gjimnazit “ Pjetër Budi ” në qytetin e Burrelit.

Investimet vazhdojnë…