Në kuadër të zbatimit të Projektit “Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin”- ICTe MAT , i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Bashkia Mat. Ditën e premte stafi i projektit, startoi ditët informuese me klasat e 9-ta të shkollës “31 Korriku” dhe “Mustafa Gjestila” Burrel, me tematikë: “Përmirësimi i jetës sociale përmes TIK-ut”. Projekti në vetvete përfshin një sërë temash social -kulturore, të cilat do të prezantohen në çdo shkollë të Njësive Administrative dhe jo vetëm.
Nga stafi i projektit u dha më shumë informacion mbi projektin, se çfarë do të sjellë rivitalizimi i Pallatit të Kulturës, mbi mundësitë që ofron qendra TIK për të rinjtë dhe përfitimet prej saj, modulet që do të zhvillojë kjo qendër e cila do të integrohet në Pallatin e Kulturës.
Temat e prezantuara shfaqën mjaft interes tek të rinjtë duke e bërë diskutimin interaktiv dhe produktiv.
Në ditët në vijim, aktivitetet sensibilizuese do të shkojnë në çdo njësi administrative të Bashkisë Mat, për të ofruar mundësinë e informimit dhe ndërgjegjësimit për të gjithë.