BASHKIA MAT
SEKTORI I MBROJTJES CIVILE
Informacion mbi punën e kryer nga komisionet e konstatimit dhe vlerësimit për tërmetin e datës 26.11.2019
Bazuar në ligjin Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore, ligji nr. 45/2019 datë 18.07.2019 “Për Mbrojtjen Civile”, VKM nr. 655 datë 18.12.2002 “Për ngritjen dhe funksionimin e Sistemit Kombëtar të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile”. VKM Nr.329 dt 16.05.2012 “Për kriteret e procedurat e dhënies së ndihmës financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” si dhe bazuar dhe në dy urdhërat e kryetarit të Bashkisë Mat, datë 26.11.2019 përkatësisht urdhëri nr.630 dhe urdhëri 663 për komisionet e konstatimit dhe vlerësimit, komisionet vazhduan menjëherë punë për konstatimin e dëmeve të shkatuara nga tërmeti në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Mat.
Pas marrjes dhe grumbullimit të plotë të informacionit brenda ditës komisionet vazhduan punë në terren duke arritur që të bëjnë 284 konstatime në të 8(tetë) Njësitë Administrative, deri me datë 05.12.2019 . Procesi i konstatimit është në vazhdim në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Mat. Gjatë këtij operacioni është bërë edhe konstatimi dhe vlerësimi i 4 shkollave. Shkollat janë: shkolla Baz, shkolla Rrethe-Baz, shkolla Urakë, dhe shkolla Mustafa Gjestila në Njësinë Administrative Burrel. U vlerësua se në këto shkolla nuk ka probleme dhe nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri duke përjashtuar shkollën Urakë për të cilën grupi i vlerësimt vlerësoi se tualet kanë dëmtime të cilat janë të shkëputura nga shkolla dhe përbëjnë rrezik për shembje. U morën masa për izolimin e kësaj zone me shirita dhe tabela ku është e dukshme rrezikshmëria në këtë objekt dhe vendi është izoluar. Puna vazhdon dhe të gjithë grupet po punojnë për mbylljen e këtij procesi brenda kësaj jave.
Komisioni përkatës i Njësisë Administrative Burrel bashkë me inxhinierët ka verifikuar edhe 4(katër) pallate në qytetin e Burrelit, ku komisioni dhe inxhinierët kanë kërkuar ekspertizë nga Istituti i Studimeve dhe Projektimeve të Urbanistikës.
Vlerësimi
21 banesa paraqiten të rrezikshme në njësinë Administrative Lis dhe Rukaj, për këto 21 banesa është vendosur nga komisioni i konstatimit që të kalojnë për vlerësim nga komisioni i vlerësimit .
Grupi i vlerësimit ku në përbërjen e tij janë 3(tre) inxhinier të Bashkisë Mat, ka vazhduar punën për vlerësimin e banesave të cilat nga grupi i konstatimit janë vlerësuar si të dëmtuara dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Ku nga 21 banesa është arritur të bëhet vlerësimi i 7 banesave ku në këto banesa është vlerësuar se nuk ka dëmtime nga tërmeti i datës 26.11.2019 por 4(katër) prej tyre paraqiten si banesa të rrezikshme pasi janë tejet të amortizuara ndër vite si rezultat i mosriparimeve dhe mosmirëmbajtjes, pasi janë ndërtime të vjetra.
Theksojmë se procesi i vlerësimit vazhdon akoma në bazë të afateve ligjore.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrotjes dhe Prefekturën Dibër janë strehuar në çadra 4 familje nga Njësia Administrative Komsi, Baz, Ulëz dhe Derjan.