Bashkia Mat, në bashkëpunim me
” Vizion OJF ” prej disa ditësh ka nisur punën për ndërtimin e një klase të re në shkollën 9-vjeçare në Frankth. Të pranishëm në inagurimin e kësaj klase ishin Kryetari i Bashkisë Mat, z. Agron MALAJ dhe Drejtoresha Ekzekutive e ” Vizion OJF ” Suela KOÇIBELLINJ. Kryetari i Bashkisë falenderoi
” Vizion OJF” dhe International Project IPA, që mundësuan ndërtimin e kësaj klase me kushte bashkëkohore në shkollën 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka”, Frankth.