Grupi i punës së projektit Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin”- ICTe MAT’’ , vijoi takimin e radhës në shkollën ‘’Ahmet Xhetani’’ Derjan, ku së bashku me të rinjtë dhe të rejat e shkollës zhvilluan trajnimin me temë “Informimi dhe sensibilizimi i të rinjëve mbi teknologjinë, Barazinë Gjinore dhe Vlerat e BE-së” nën drejtimin e ekspertit Arlind Haxhijaj.
Temat u trajtuan në mënyrë interaktive me nxënësit, ku disa nga ta shprehën mjaft interes për të qenë pjesë e qendrës e cila do të krijohet dhe pjesë e programeve që do të zhvillohen. Ata patën mundësinë të informohen mbi rivitalizimin e pallatit të Kulturës, ku pasi u njohën më me detaje mbi qendrën e inovacionit që do të integrohet brenda pallatit të kulturës pas rikonstruksionit të godinës, nxënësit shprehën interesin e tyre mbi fusha të ndryshme të teknologjisë si: programimi, kodimi, robotika etj. dhe për të qënë pjesë e qendrës së inovacionit e cila do jetë risi tashmë për qytetin tonë ku të rinjtë do kenë një ambient jo vetëm për të zhvilluar aftësitë e tyre në teknologji por gjithashtu edhe për tu socializuar me njëri –tjetrin.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Projektit “Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin”- ICTe MAT (Innovation and Culture to Empower Mat – ICTe MAT), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Bashkia Mat.