Bashkia Mat në bashkëpunim me firmën “KURUM” po mundëson hedhjen e një sasie prej rreth 80 000 copë rasat peshku të llojit Ballgjan, Omur e Krap në liqenin e Ulzës. Përfaqësues të KURUM thanë se mbështetja në këtë drejtim do të vazhdojë.
Ndërkohë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj u shpreh se Bashkia do t’i japë një prioritet të veçantë sektorit të peshkimit në Ulëz, duke i vënë në dispozicion dy rojtarë të gjuetisë së paligjshme. Po ashtu, ai tha se vitin e ardhshëm do të ketë një fond të veçantë në Buxhetin e Bashkisë për hedhje rasati.
#bashkiaqeduam
#falenderojm_Kurum_International_Sh.A