Bashkia Mat, me anë të Sektorit të Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale bën të mundur hapjen e rrugës së varrezave në Fshatin Gërman. Hapja e kësaj rruge është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga banorët e zonës pasi kjo rrugë ka qenë një problem prej vitesh. Bashkia do bëjë të mundur edhe rehabilitimin e kësaj rruge.