FTESË
E/I nderuar Zonjë/Zotëri,
Me rastin e promovimit të “Ulza Eco Park” si dhe festimit të ditës së Shën Markut në Njësinë Administrative Ulëz dhe të promovimit të vlerave natyrore nëpërmjet menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit, Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit/Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), Agjencinë për Zhvillimin e Rajonit 2 (AZHR2), Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit) dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit., Bashkia Mat ka kënaqësinë t’ju ftojë në Eventin Hapës të ”Ulza Eco Park”, si destinacioni më i ri Kombëtar i Turizmit në Shqipëri. Ulza Eco Park do të jetë një destinacion atraktiv, ky ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë material shpirtërore duke krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e ekoturizmit, turizmit rural, eksplorues, e atij gjithëvjetor.
Ju mirëpresim në qytezën e Ulëzës ditën e martë më datë 24 Prill 2018, duke filluar nga ora 10:30.
Pjesëmarrja Juaj na nderon!