Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016-2017, Kryetari i Bashkisë Mat Z.Nezir RIZVANI uroi të gjithë nxënësit e shkollave të Bashkisë Mat. Gjatë ceremonisë së fillimit të vitit të ri shkollor në disa nga shkollat e qytetit të Burrelit, kryebashkiaku i Matit, Nezir Rizvani, garantoi se institucioni që ai drejton do të jetë një mbështetje e fortë për zhvillimin e arsimit, duke garantuar mbështetje në të gjitha nevojat arsimore. Po ashtu, në disa shkolla në emër të Bashkisë Mat përshëndeti fillimin e vitit të ri shkollor edhe Zv/kryetarja e Bashkisë së Matit, Anjeza Shema.
“Me gjithë vështirësitë që paraqiten në institucionet arsimore, përsëri detyra juaj është sot që të arrini rezultatet sa më të mira, me qëllim hedhjen e bazave për një arsimim professional, për tu përgatitur për jetën. Të nderuar nxënës, përparimi dhe ndryshimi i shpejtë i teknikës dhe teknologjisë kërkon realisht dije profesionale dhe aftësi të larta. Për këtë arsye është e domosdoshme që ju sot të përqendroheni me pak më shumë vullnet, dëshirë dhe vëmendje për përvetësimin e këtyre dijeve. Këtë ta bëni me qëllim që për punën e sotme, të mos riktheheni, sepse rikthimi është i vështirë dhe i pamundur. Ajo që ju do të realizoni sot, do të përgatisë nga ana profesionale bazat e shëndosha të shoqërisë”.
Bashkia Mat, si institucion qëndror i qeverisjes vendore, ka si prioritet përmirësimin e problemeve të infrastrukturës në arsim. Për këtë do të punojmë vazhdimisht me synimin për të rritur standartet në nivelin më të mirë, në mënyrë që institucionet arsimore të jenë bashkëkohore për zhvillimin sa më normal të procesit mësimor” – tha në fjalën e tij para qindra nxënësve, Krytetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani.