Bashkia Mat festoi sot më 27 shtator 2019 , Ditën Botërore të Turizmit në qytezën e Ulzës. Aktiviteti kishte si qëllim promovimin e vlerave natyrore të “EKOPARK” Ulëz po ashtu si prioritet ishte zhvillimi i turizmit nëpërmjet nxitjes dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe komunitetit lokal drejt një procesi bashkëpunimi dhe promovimi për menaxhimin e përbashkët të Zonave të Mbrojtura, dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Këtë vit, kjo ditë shënohet me temen: “Turizmi dhe punësimi një e ardhme me e mirë për të gjithë”. Duke qënë që turizmi shikohet me prioritet edhe në Bashkinë Mat, kemi fokusuar punën tonë për zhvillimin e një turizmi që prodhon punësim, të ardhura dhe ekonomi të qëndrueshme.