STOP Ethet Afrikane të Derrit
EFSA ka filluar një fushatë të madhe e cila ka për qëllim të rrisë vetëdijen dhe të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së Etheve afrikane të Derrit në Evropën Juglindore.
Fushata ka përfshirë shtete të cilat në vitin 2019 janë identifikuar në mënyrë kolektive nga EFSA si një rajon brengosës për shkak se ndodhen në afërsi të shteteve ku ASF tani më është prezente. Shqiperia, Bosnia dhe Hercegovina, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Sllovenia janë shtetet e përfshira në këtë fushatë.
Fushata jonë do të përkrahë përpjekje të vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që po punojnë në zhdukjen e kësaj sëmundje nga Evropa.
Çfarë është sëmundja e Etheve Afrikane të Derrit(ASF)?
Ethe Afrikane të Derrit, është një sëmundje viroze që prek derrat e fermës dhe të egër. Ky virus është i padëmshëm për njerëzit, por ka shkaktuar pengesë të konsiderueshme ekonomike në shumë vende.
Aktualisht nuk ka vaksina për Ethet Afrikane të Derrit, kështu që një shpërthim mund të çojë në therjen e një numri të madh të derrave të rritur në fermë në një zonë të prekur.
Qëllimi dhe audienca e fushatës.
Fushata ka për qëllim të rrisë dijen dhe të japë informacion lidhur me ASF në nëntë shtetet e përzgjedhura. Fokusi i fushatës është të grupet dhe individët të cilët janë apo mud të jenë në kontakt me derrat e fermës dhe derrat e egër, si fermerët dhe gjuetarët. EFSA do të përfshijë në këtë fushatë edhe organizatat veterinare, shoqatat e gjuetareve, grupet e fermerëve, autoritetet dhe policinë kufitare, operatorët turistikë si dhe udhëtarët.
Zbulo, Parandalo, Raporto.
Për shkak se një shpërthim i sëmundjes ASF mund të ketë pasoja shkatërruese, zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë veprimet thelbësore për ta izoluar këtë sëmundje. Këto janë tre fjalë kyçe të kësaj fushate.