Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Mat në bashkëpunim me Qendrën Komunitare Burrel dhe Kryqin e Kuq Mat organizuan një aktivitet sensibilizues-informues me të rinjtë që frekuentojnë Qendrën Komunitare dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq, ku u shpjegua rëndësia e Ndihmës së Parë, si ndikon ndihma e parë në uljen e dëmtimeve serioze dhe si përmirëson shanset për mbijetesë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi për shpëtimin e jetës.
Çdokush duhet të dijë si të shpëtojë një jetë.