11 Tetori Dita Ndërkombëtare e Vajzave.
Sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të vajzave Drejtoria e Shërbimeve Sociale Bashkia Mat në bashkëpunim me shkollën. “ Ilia Qiqi ” realizoi një takim sensibilizues me qëllim ndërgjegjësimin e vajzave të vogla për njohjen e të drejtave të tyre. Gjatë takimit ato vizatuan dhe shkruajtën mesazhe të ndryshme për shokët dhe shoqet e tyre që nuk ju respektohen të drejtat. Kjo ditë ndërkombëtare është vendosur për herë të parë në vitin 2012 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, etj. Ideja në tërësi e kësaj ditë, është që të lëshojë në botë mesazhin se fëmijëria e vajzave është shumë e brishtë,dhe asgje nuk duhet t’a ndikojë atë për keq, ta cënojë, apo ta dëmtojë.




