Në rezolutën e Kombeve të Bashkuara e miratuar me 3 dhjetor 2018, bazuar në bashkëpunimin e MASR me UNESCO, data 24 janar 2020 është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Edukimit. Zyra Vendore Arsimore Mat në bashkëpunim me QKF Mat, zyra e BE-së pranë Bashkisë Mat organizuan një aktivitet me nxënësit e shkollave dhe mësuesit e arteve.
Aktiviteti u realizua sipas temave:
“Të mësosh për njerëzit, planetin, begatinë dhe paqen”
Në këtë aktivitet u realizuan Këngë, Esse, Kërcime, Vizatime, Thënie për paqen, Edukimin në gjuhë të ndryshme nga nxënësit pjesëmarrës.Këtë aktivitet e përshëndeti drejtoresha e Zyres Vendore Arsimore Mat Znj.Shpresa TUSHA ku falenderoi të gjithë të pranishëmit dhe përsonat e angazhuar për realizimin e aktivitetit gjithashtu foli për rëndësinë e kësaj dite “Dita Ndërkombëtare e Edukimit”.