Me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve, Drejtoria e Shërbimit Social Bashkia Mat në
bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat dhe Qendrën kulturore për fëmijët Mat realizuan aktivitetin në qendrën ditore të të moshuarve. Të pranishëm në aktivitet ishin Kryetari i Bashkisë Mat z.Agron Malaj, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Mat znj. Elisa Gjasta, Nënprefekti i Qarkut Dibër z. Hasan Pasha, përfaqësues i Kryqit të Kuq z.Abdi Pasha, Kryetari i Shoqatës së veteranëve Mat z. Sefer Duka. Sot të moshuarit kaluan një ditë ndryshe duke marrë mesazhin që ato janë të rëndësishëm dhe do jenë gjithmonë prioritet i Bashkisë Mat . Dedikuar gjysheve dhe gjyshërve fëmijët recituan vjersha, kënduan këngë dhe interpretuan shprehje për të moshuarit.Mirënjohje, respekt dhe
vlerësim ndaj gjithë të moshuarve që aq shumë kanë dhënë për vendin tonë.
#Do_T’u_Lumturosh_Ditën.