Në kuadër të Ditës Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarëve Drejtoria e Shërbimeve Sociale në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat dhe Qendrën Komunitare Burrel realizuan një aktivitet ndërgjegjësues në qendrën ditore të të moshuarve. Të pranishëm në takim ishin Nënkryetari i Bashkisë Mat dhe Sekretarja e Shoqatës së pensionistëve. Abuzimi me të moshuarit është një çështje sociale globale që ndikon në shëndetin dhe të drejtat e personave të moshuar në mbarë botën. Abuzimi mund të përfshijë abuzim fizik, abuzim seksual, shfrytëzim, abuzim emocional dhe/ose abuzim psikologjik. Njerëzit e moshuar meritojnë të njëjtin dinjitet dhe respekt si njerëzit e të gjitha grupmoshave të tjera.