Me datë 4 Qershor në orën 10 : 00 në Pallatin e Kulturës ‘’ Shefqet Doda ‘’, Burrel u zhvillua dëgjesa publike për disa rishikime të Planit të Përgjithshëm Vendor në tërritorin e Bashkisë Mat. U diskutua dhe për Administrimin e Zonave të parkimit në qytetin e Burrelit dhe Transportit rreth Qytetas. Ky administrim do të bëhet nga ana e Bashkisë Mat. Pjesë e diskutimit ishte dhe emërtimi i sheshit ‘’ Ahmet Zogu ‘’ dhe sheshit ‘’ Demokracia ‘’ Burrel. Në dëgjesën Publike morën pjesë Kryetari i Bashkisë Mat z. Agron MALAJ, qytetarë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të bizneseve etj.