Bashkia Mat, në kuadër të hartimit të paketës fiskale dhe për projekt-buxhetin e vitit 2023 dhe PBA 2023-2025, ka nisur dëgjesat publike në Njësitë Administarive #Ulëz dhe #Baz . Kryetari i Bashkisë z.Agron Malaj sëbashku me stafin e tij, i njohu të pranishmit me punën e bërë nga Bashkia Mat gjatë vitit 2022, dhe për projektet që kemi në implementim deri në përfundimin e këtij viti.
Të pranishëm ishin banorët e zonave përkatëse, kryetarët e fshatrave dhe grupet e interesit ku më pas ngritën dhe problemet që shqetësojnë banorët e zonave ku ato banojnë. Kryetari i Bashkisë z.Agron Malaj tha se të gjitha problemet e ngritura do të reflektohen gjatë hartimit të projekt-buxhetit të vitit 2023, investimet kryesore do fokusohen në Kanalet vaditëse, në rehabilitimin e rrugëve rurale, për ndërtimin e çezmave publike dhe në shtimin e hapësirave publike etj.
Këto dëgjesa publike për hartimin e buxhetit të vitit 2023 dhe për PBA 2023-2025, do të zhvillohen në çdo Njësi Administrative sipas një grafiku të përcaktuar.
Konsultim_Me_Publikun.