Ditën e djeshme me datë 20.10.2020 në orën 15 : 30 minuta, u zhvillua dëgjesa publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale të vitit 2020 në Njësinë Administrative Ulëz. Pas prezantimit që bëri Kryebashkiaku i Matit z.Agron MALAJ, për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e vitit 2020. Një pjesë e rëndësishmë ishtë dhe trajtimi i problemeve të zgjidhura dhe atyre që duhet të zgjidhen në vitin e ardhshëm.Si në çdo njësi tjetër, investimet kryesore do të përqëndrohen në: Infrastrukturën rrugore, Ujin e pijshëm dhe për vendosjen në funksion të të gjitha i kanaleve vaditëse etj… #Çdo_ditë_investohet_dhe_do_të_investohet_në_territorin_e_Bashkisë_Mat.