Co-PLAN Institute for Habitat Development organizoi këtë të hënë takimin e #GrupiKombëtariPunësW2E për projektin “Nga Mbetje në Energji për Industrinë e Çimentos në Ballkanin Perëndimor” #Waste2Energy, pranë selisë qëndrore të Giz Albania duke prezantuar rezultatet punës kërkimore mbi prodhimin dhe përdorimin e 

Lëndëve Djegëse Alternative nga mbetjet e refuzuara urbane. Tranzicioni drejt dekarbonizimit për TITAN Antea Cement sjell paralelisht një mundësi të përkryer për shmangien e depozitimit të mbetjeve por rikuperimin e plotë të tyre pa harruar mundësitë ekonomike që sjell ky proces sidomos për autoritetet vendore.Akum pasqyroi propozimet për përmirësimin e kuadrit ligjor mundësues dhe rregullues, ndërkohë që konsulentë nga IDRA informuan mbi rezultatet e sondazheve të kryera në funksion të vlerësimit të perceptimit të komunitetit.


