Premtimet e Kryebashkiakut të Matit, Z.Agron MALAJ, janë gjëra që realizohen dhe jo vetëm premtohen. Bashkia Mat, ka përfunduar punën për hapjen e rrugëve në fshatin Batër e Madhe në Njësinë Administrative Komsi, dhe në fshatin Shqefën në Njësinë Administrative Macukull. Banorët e këtyre zonave e kanë vuajtur prej kohësh mungesën e rrugës e cila ishte tërësisht e pakalueshme.