Bashkia Mat, ka përfunduar punën për riveshjen e rrugëve me asfaltobeton në qytetin e Burrelit. Së shpejti do të nisë puna edhe për plotësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
Bashkimi Evropian pranë qytetarëve matjanë, nëpërmjet Këndit të BE-së ( EU desk). Për informim mbi çështjet e BE-së, programet dhe politikat e saj, tashmë edhe në Bashkinë Mat gjendet Këndi i BE-së. Përgjegjës i Njësisë së Koordinimit Europian është zoti Tomorr Bukaçi. Ndësa specialistë pranë kësaj zyre janë Lumturie Koka dhe Xhulja Palamani. Ejani dhe na vizitoni pranë Bashkisë tonë dhe në adresën: www.bpe.al