Në kuadër të hartimit të Buxhetit ,Paketës fiskale 2024 dhe ndryshimit në PBA 2024-2026, Bashkia Mat ka nisur dëgjesat publike me banorët e lagjes “ Pjetër Budi “ te blloku nr.1. Gjatë takimit Kryetari shpalosi të gjitha investimet e kryera në këtë lagje. Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit. Banorët e lagjes bënë propozimet e tyre që Bashkia ti ketë në prioritet në Buxhetin e vitit 2024. Dëgjesat apo konsultimet me publikun për hartimin e buxhetit, paketës fiskale dhe PBA 2024 – 2026 do vazhdojnë në çdo bllok dhe Njësi Administrative që ndodhet nën juridiksionin e Bashkisë Mat. Kryetari i Bashkisë ishte i shoqëruar nga Deputetja e qarkut Dibër, Aurora MARA dhe stafi i Bashkisë Mat.