Në ambientet e bibliotekës Publike Mat, në qytetin e Burrelit, qytetarët Matjanë do të kenë mundësinë që të gjejnë #Këndin_Arkivor_Mat, përmes të cilit do të kenë mundësi që të aksesojnë on-line dokumenta arkivore në fusha të ndryshme si: Dokumente pronësore, Amza Shkollore, Vjetërsi Pune e shumë dokumente të tjera. Në këtë takim morën pjesë: Zv, Kryetari i Bashkisë Myslim ZENELI, Drejtoresha e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, znj.Elsa SAKA , Drejtori i Shërbimeve Bashkiake, Elson REÇi dhe Drejtori i Artit dhe i Kulturës, Sokol META.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave