Biblioteka lëvizëse tashmë është një realitet në shërbim të lexuesve, duke sjellë librin dhe dijen më pranë qytetarëve në tetë njësitë administrative të Bashkisë Mat. Ky projekt synon të rrisë aksesin në libra dhe shërbime bibliotekare për të gjithë komunitetin, veçanërisht për zonat më të largëta.
Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit dhe lobimit të Bashkisë Mat me IADSA dhe VIS, duke bërë të mundur që biblioteka të shkojë më pranë lexuesve në çdo njësi administrative.
Në emër të lexuesve matjanë shprehim mirënjohjen tonë për këtë bashkëpunim të vlefshëm, që sjell më shumë mundësi për lexim, dije dhe kulturë në komunitetin tonë.
Infopoint
VIDEO
Bashkimi Evropian pranë qytetarëve matjanë, nëpërmjet Këndit të BE-së ( EU desk). Për informim mbi çështjet e BE-së, programet dhe politikat e saj, tashmë edhe në Bashkinë Mat gjendet Këndi i BE-së. Përgjegjëse e Njësisë së Koordinimit Europian është Znj, Lumturie Koka. Ejani dhe na vizitoni pranë Bashkisë tonë dhe në adresën: www.bpe.al