Rruga nga Uraka e deri tek Ura e Matit, duhet të mirëmbahet nga firma që ka kryer punimet, por duket se është lënë në mëshirë të fatit. Në këtë rrugë nuk ka pasur ndërhyrje për pastrimin e kanaleve dhe për mbushjen e gropave. Bashkia Mat po ju përgjigjet ankesave të banorëve për këtë rrugë problematike, një rrugë që nuk është marë në dorëzim nga asnjë institucion për shkak të punimeve pa kriter që i janë bërë kësaj rruge. Bashkia Mat po bën të mundur mbushjen e këtyre gropave, për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve në këtë rrugë.
#bashkiaqeduam.