Bazuar në ligjin Nr 119 / 2014 “Për të drejten e informimit” ju njoftojme se:
Me datë 05.12.2018 Bashkia Mat do të fillojë punimet për shtrimin e pllakave në sheshin “Demokracia” në qytetin e Burrelit. Me qëllim vijimin normal të punimeve për shtrimin e pllakave , parandalimin e ngjarjeve të mundshme, aksidentale do të bëhët bllokimii pjesshëm i sheshit “Demokracia”.
Do të bëhet bllokimi i hyrjes për në shesh nga kryqëzimi i turizmit, tek kryqëzimi i “Alpha Bank”.
Lëvizja e automjeteve në sheshin “Demokracia” do të jetë me drejtim lëvizje nga “Kryqëzimi i Barhanit – “Kryqëzimi i Spitalit” dhe anasjelltas. Nuk do të lejohet parkim i automjeteve në shesh gjatë gjithë periudhës së kryerjes së punimeve.
Stacioni i autobusëve të Tiranes, Durrësit, Manzës dhe të taksive të liçensuara do të jetë tek Ish Agjensia e Vjetër deri në përfundim të punimeve në sheshin ‘Demokracia”.
Bashkia Mat ju falenderon për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj si qytetarë.