Bashkia Mat dhe Këshilli i Bashkisë Mat dekoron me Tituj mirënjohje. Z. Hazis Nezir Buna dhe Znj. Drane Gjon Rica. I jepet‘’Titulli MIRËNJOHJE I BASHKISË MAT’’ Z. Hazis Nezir Buna. Me motivacion: “Për punë të ndërgjegjshme dhe kontribut të jashtëzakonshëm shumëvjeçar si mekanizator në fushën e rindërtimit dhe ndërtimit të vendit me qendrim atdhetar e patriotik në shoqëri, për demonstrim të vlerave të larta morale, të sjelljes së kulturës në komunitetin ku ka jetuar”. I jepet ‘’Titulli MIRËNJOHJE E BASHKISË MAT’’ Znj. Drane Gjon Rica. Me motivacion: ‘’Për punë të ndërgjegjëshme me përkushtim dhe profesionalizëm, për shërbimin e palodhur në shëndetësi në 42 vite punë si infërmiere pranë Qendrës Shëndetësore ulëz, ku ishte e gatëshmë për shërbimin e banorëve në çdo kohë’’.