Çdo vit Bashkia Mat, ka ndërmarrë aktivitete që bëjnë të mundur sensibilizimin dhe rritjen e ndjeshmërisë për kujdesin ndaj natyrës dhe mjedisit. Këtë vit na inicion dhe mbështet ‘’ Save the Children ‘’ me projektin që po zbaton në Bashkinë e Matit, për ndryshimet klimaterike ku sot u organizua një fushatë senzibilizimi në Qytezën turistike të Ulzës, në bashkëpunim me nxënësit e shkollave 9-vjecare të Bashkisë Mat që janë pjesë e projektit të ‘’ Save the Children ‘’. Gjithashtu jemi me fat që treva e Matit ka pasuri natyrore dhe larmishmëri në reliev, pyje, ujra dhe në klimë. Pra është detyra e gjithsecilit prej nesh që ti ruajmë, ti shijojmë dhe ti promovojm?ë tek të tjerët. #TEK_NATYRA_JEMI_TË_FTUAR_DHE_SI_TË_FTUAR_DUHET_TË_TREGOJMË_MIRËSJELLJE.