Sektori i Turizimit dhe i Trashëgimisë Historikë dhe Arkeologjikë, zhvilluan një aktivitet promovues mbi vlerat dhe burimet turistike që ofron treva e Matit. Me temën “Turizmi dhe Zhvillimi i Komunitetit“ kjo ditë u fokusua në aftësinë e Turizmit për të fuqizuar njerëzit dhe për t’i ndihmuar ata që të arrijn ndryshimet në komunitet.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të ndryshëm si Deputeti i Qarkut Dibër Z.Bedri HOXHA, i cili falenderoj të gjithë pjesëmarrësit që organizuan këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit. Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë Mat Z. Nezir RIZVANI, ky aktivitet u zhvillua në Njesinë Administrative Rukaj jo pa qellim por për të promovuar vetë vlerat Arkeologjike, Historike por edhe ato Kulturore. Për Bashkin e Matit, pas Bujqësisë dhe Blektorisë. Turizmi pretendohet që të jetë dega e tretë ekonomike. Bashkia Mat ka Resurse mjaft të rëndesishme duke filluar që me Parkun Rajonal të Ulzës, parku Kombëtar i Qafshtames, Zall-Gjocaj etj, po ashtu edhe zona e Bruçit ka shum vende të bukura që i përkasin Turizmit në zonën e Matit, Kryetari I Bashkis garanton se do bëjm të pamundurën për të sjellur zhvillimin e Turizmit në Mat dhe se aktivitete të tilla do zhvillohen në disa zona të ndryshme të Matit. Të pranishëm ishin edhe mjaft personalitete të ndryshëm si Nën Prefekti i Qarkut Dibër, Nerim PALLUÇi. Drejtoresha e zyrës Arsimore në Mat, Znj. Arjana RAMI, Mësues dhe Nxënës të Gjimnazeve ‘’28-Nëntori’ dhe ‘’ Pjetër Budi’’ Burrel, nuk duhet të lejm pa përmendur edhe Nxënësit e shkollës Bruç “26 Korriku” që na shoqëruan me Valle të ndryshme të krahinës së Matit. Të pranishëm ishin edhe një pjese e Këshilltarëve të këshillit të Bashkisë Mat. Pas ketij aktiviteti u zhvillua edhe një Panair me produktet Tradicionale të Krahinës së Matit.