Përfaqësusit e Bashkisë Mat në bashkëpunim me ata të PNUD zhvilluan ditën e sotme një sërë takimesh ne dy shkollat e mesme të Burrelit për të diskutuar rreth dhunës në familje dhe shoqëri. Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në vend ku po njihemi me dhunë të përmasave tragjike si në familjet shqiptare ashtu edhe në shoqëri, dhunë e cila po shkakton edhe viktima të akteve makabre, Bashkia Mat sëbashku me PNUD janë duke zhvilluar në mbarë zonën takime me të rinj për ti sensibilizuar kundër dhunës dhe për ti orientuar drejt arsimimit si një ndër rrugët themelore të zhvillimit të një shoqërie të shëndoshë. Takimet dhanë nëpërmjet fjalës së nxënësve një mesazh të fortë: Unë zgjedh të jetoj pa DHUNË
