Me datë 15 Janar 2020 – Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Mat, zhvilloi një aktivitet në bashkëpunim me shkollën e mesme të Bashkuar “ Gjergj Kastrioti” Baz, Policinë Bashkiake dhe fëmijët e QKF Mat. Ky aktivitet u organizua për respektimin e sinjalistikës rrugore. Tematika e këtij aktiviteti ishte ndërgjëgjësimi dhe informimi i të rinjëve për respektimin dhe zbatimin e sinjalistikës rrugore, për të përcjell mesazhin se si të sillemi si një qytetar i ardhëshëm i BE-së. Nxënësit e shkollës kishin përgatitur disa punime si: viztime, informacione me shkrim etj., të cilat përcillnin mesazhe të qarta rreth këtij aktiviteti. Falenderojmë të gjithë ato persona që bashkëpunuan për zhvillimin e këtij aktiviteti informues. #bashkiaqeduam