Në kushtet e rënda klimaterike, që pritet të kalojë vendi ynë në orët dhe ditët në vazhdim,Bashkia Mat mundësoi ngritjen dhe funksionimin e komisionit të emergjencave civile në bashkëpunim ndërinstitucional.Gjithashtu pranë kësaj Bashkie u ngrit dhe grupi i punës për menaxhimin e mjeteve dhe burimeve njerëzore për përballimin e situatës që mund të krijohet nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulta.Ky grup pune po ndjek situatën në çdo njësi vendore dhe me mjetet që ka në dispozicion po bën të mundur mbajtjen e qarkullueshme të akseve kryesore të rrugëve rurale,furnizimin me çakull te imet dhe kripë.Marrjen e masave maksimale të mundshme kundër ngrirjes së rrjetit të furnizimit me ujë te pijshëm.