Sot me date 04.07.2012 Bashkia Burrel ne bashkepunim me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si dhe me Programin e Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (UNDP), u nenshkrua nje mareveshje bashkepunimi ndermjet Bashkise Burrel dhe UNDP-se “Per Masat e Dhunes ne Maredheniet Familjare”.
Kjo Mareveshje lidhet ne mirekuptim dhe funksionon ndermjet ketyre paleve:
Bashkia e Burrelit, përfaqësuar nga Kryetarja e Bashkisë znj. Adelina Farrici.
Bashkia ka rolin drejtues dhe përgjegjësinë e marrjes së masave për ngritjen, konsolidimin, monitorimin dhe vazhdimësinë me efektivitet të mekanizmit të referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje.
- Komisariati i Policise Mat, përfaqësuar nga Z. Sulejman KALAJA, Shef.
- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, përfaqësuar nga Z. Artan ÇUPI, Kryetar.
- Prokuroria e Rrethit Mat, përfaqësuar nga Z.Abaz MUÇA, Kryeprokuror.
- Zyra e Përmbarimit Mat, përfaqësuar nga Z. Gentian FRANGU Përgjegjës.
- Drejtoria e Shëndetit Publik e Rrethit Mat, përfaqësuar nga Z. Zylfi DIKA, Drejtor.
- Qendra Spitalore “Xhavit Mara” Burrel, përfaqësuar nga Z. Bujar DEDJA, Drejtor.
- Zyra Arsimore e Rrethit Mat, përfaqësuar nga Z. Lefter BALLABANI, Drejtor.
- Zyra Vendore e Punesimit Mat, përfaqësuar nga Z. Xhezmi DIKA, Drejtor.
- Nën/Prefektura, përfaqësuar nga Znj.Lutfie META Nen/prefekte.
- Organizata jofitimprurese “Forumi i Gruas Burrel”, përfaqësuar nga Znj. Dashurie Bajrami , Drejtore.
- Dhoma e Avokatisë Dibër, përfaqësuar nga Znj.Suzana Pasha (Hoti), avokate.