Në qytetin e Burrelit u përkujtua 109 vjetori i themelimit të Policisë shqiptare, kësaj organizate me kontribute të veçanta në ruajtje të rendit, sigurisë dhe qetësisë së qytetarëve. Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj, shefi i Komisariatit Mat, Ervin Hasrama, nënprefekti i Matit Hasan Pasha, nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër Halit Palamani, drejtues vendor, efektivë të Policisë dhe familjarë të Dëshmorëve të Atdheut nderuan të rënët në përballje me krimin. Për të përjetësuar dëshmorin Baftjar Stafasani një rrugë në qytetin e Burrelit u pagëzua me emrin e tij, ndërkohë për dëshmorin Musa Skura u promovua libri “Çmimi i jetës”.
Kryetari i Bashkisë Mat dhe Shefi i Komisariatit Mat u shprehën se janë dashur shumë sakrifica dhe përpjekje për konsolidimin e Policisë së Shtetit, për mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve shtetërore.