16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një fushatë ndërkombëtare e cila zhvillohet çdo vit, duke filluar nga 25 Nëntori (Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave) deri më 10 Dhjetor (Dita Ndërkombëtare e Të Drejtave Të Njeriut), duke përfshirë data të tjera të rëndësishme.
Drejtoria e Shërbimeve Sociale në bashkëpunim me këndin e BE nisi sot fushatën të titulluar “Bëje Botën Portokalli”, “T’i jepet fund dhunës”. Ngjyra portokalli, e ndritshme dhe optimiste, u caktua për të simbolizuar një të ardhme më të mirë, pa këtë shkelje të përhapur të të drejtave të njeriut, që prek më shumë se 1 në 3 gra dhe vajza në mbarë botën.
Aktivitetit i’u bashkuan Kryetari i Bashkisë z. Agron MALAJ, nënkryetarja e Bashkisë znj. Flutura BIBA dhe Prefekti i Qarkut Dibër z. Nexhbedin SHEHU. Fushata synon të rrisë vetëdijen për çështjen e dhunës ndaj grave, duke u përqendruar kryesisht në të drejtat e grave.