Bashkia Mat ka filluar punën për rehabilitimin e Rrugëve rurale.Prej një jave po punohet në njësinë administrative Baz për rehabilitimin e rrugës që lidh dy njësi administrative,njësinë Komsi me njësinë administrative Baz. Kjo rrugë ishte një shqetësim i madh për banorët e fshatit Karicë pasi disa lagje të këtij fshati ishin të izoluara totalisht nga dëmtimet që kishte pësuar kjo rrugë gjatë dimrit të vitit të kaluar, por falë investimit të bërë nga ana Bashkisë Mat ky problem merr fund.Ju bëjmë më dije se do të punohet në vazhdim për rehabilitimin dhe pastrimin e rrugëve të dëmtuara në të gjitha njësitë Administrative.