8 Mars: “Dita Ndërkombëtare e Gruas”
Sot me datë 8 Mars në “Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, Bashkia Mat, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, organizoi pranë Qendrës Komunitare Burrel, një aktivitet sensibilizues dhe ndërgjegjësues mbi të drejtat e grave dhe diskriminimin gjinor.
Ky aktivitet shërbeu edhe si një moment reflektimi për punën e tyre të palodhshme dhe për të kujtuar përpjektjet për barazi, paqe dhe drejtësi.